Fryma poetike e së dielës me poetin;Sahit SHALA
DO TË VIJË..
—————————–
Si në prralle, përmbi valë deti
mbi petale ‘do të sjellë vesë
re pa shi, me mbajnë mbi veti
me dhanë fjalë, e me dhenë besë!
Luta hënën për shumë vjet
le te marrë dhe ujin e detit
ta përdor si ngjyrë për penën
plotë fjalë zemre, m ‘vijnë prej vetit!
Sa shumë lule, e manushaqe
gjithandej, ti bëji kurorë
mbledh në kodra fusha, bash që
tufë me tufë, ti sjellë në dorë!
Zëri i zoogjeve te na përkëdhele
gjersa te ikim, dorë për dore
te na ruajnë yjet ne qiell
e në at çast te vejmë kurorë!
Kësaj dashnije i falë krahë “Zoti’
e banë të sillet n ‘fluturim
gazë e shpresë, le ti mbledh loti’
Jo për t’ keqe, por për gëzim!
/www.QendraPress.com/