Fryma poetike e së dielës me poetin;Sahit SHALA

TELI I LAHUTËS

———————————

Ka shumë vite, që s’jam dridhur

Mbi oxhak, me kokën zvarrë

Grumbuj ndjenjash, seç m ‘janë lidhur

Dua t’i lëshoj jashtë për të dalë

Që në kohë të Kastriotit

me ka dalë zëri në kupë

Asnjëherë nuk m’u dridh teli

Njëqind vjet mësuar në luftë

I këndova golgotës shqiptare

Që nga vitet e trembëdhjeta

Këngë kreshnike, shumë krenare

Veç me to m’ ka shkuar jeta

Ka do vite që rri zvarrë

Ndihem keq e për trishtim

Pse ky popull kaq krenar

Më la vetëm, pa gëzim

Sot po flas me zë t’ përdridhur

Seç jam mbushur, gati të plas

Mbi oxhak, në një fjongë lidhur

Asnjëherë s’e kisha dashtë

Merrmë në dorë, o bir i shqipes

Unë t’l’shoj zë e ti piskamë

T’i bashkojmë k’ta zëra t’hidhur

Se jam mbushur, sa më s’ka

Kush m’i ndau trojet në treva

Ku nuk bën shqipja folenë

Bujanovci e Presheva

Na kanë mbetur me tjetër dhé

Për Presheven më plas malli

Veç t’ dëgjoj, se le për t’pa’

Shpesh në flakë e kalli djalli

Që me t’butë ma quajkan shkja

Mblidhuni, djem n ‘uratë të Zotit

Që kem pasur në fis e farë

Për pa u shuar stina e moti

T’lidhemi fort n’Bashkim Kombëtar

Kur mendoj për Presheven

Gati jam të shpërthej n ‘vaj

Por s’mundem ta lodh burrninë

E ta zbeh,vlerën e sajë

Më merr n ‘dorë e nisja këngës

S’mund t ‘ndalem për shumë mot

T’i bashkojmë trojet gjyshnore

N’gaz të shkrihemi e kurrë më n ‘lot

/www.QendraPress.com/