Fryma poetike e së dielës me poetin;Sahit SHALA

O VENDI IM

Sa keq te lamë,te boshatisem

Ikëm pa u matur në botën mbarë

Tash pas kaq vitesh në shpirt dalldisem

Madje shumë shpesh me vije për të qarë

Me pasuri janë nisë drejt qiellit

Bastard,kopuk e huliganë

Duan me i zënë frymën vet diellit

E një pëllëmbë toke për arë se lanë

Arat djerriten për duar te punës

Janë mbush përplot gjemba e thera

Te rinj po presin ne cepe të rrugës

Se si me ikë ne dhenë tjera

Janë orë te vona,po smë zë gjumi

Se kjo qetësi ç’do kënd trishton

U zbraz qyteti,edhe katundi

Fati i këtij kombi te përvëlon

Mbi grumbuj stoqesh sulen skamnoret

I çupurisin për ndaji gjësend

Se kanë fëmije qe i gërryen zorrët

Kohe e mjerimit na u kthye n’ket vend

Per vendin tim prap qajne shumë zemra

Se kishim te mira,e shumë begati

E shkret rinia mbushur me endrra

Po kush se ndien klithmen e tijë!

/www.QendraPress.com/