Fryma poetike e së dielës me poetin:Setki Q. JASHARI
Më do…
———————
S’më do…
Dilemë Hamletiane ..
Derdhur lumenjve…
Të dyshimit…
Zhytur detërave…
Të pasigurisë.
Si anije e Kolombit…
Në kërkim…
Të brigjeve të sigurta.
Më do…
S’më do…
Si gurgullim uji dëbore.
Përpëlitur…
Ndër buzë qumështore.
Përzier…
Mes grahmës pranverore.
Përhapur…
Petaleve e gjethesh majhoshe.
E dhimbjen…
Përcjellin në pentagram.
Tek tastierat hipotekojnë.
Dashurinë…
Më do…
S’më do…
Kjo simfoni shekullore.
Kjo dilemë shpirtërore.
Ekuacion i pazgjidhur.
Histori pa fillim e fund.
Libër pa autor…
Ngjizur…
Epshesh dashurore…
/www.QendraPress.com/