Fryma poetike e së dielës me poetin;Setki Q. JASHARI
Një mesazh i duhur…
————————————–
O valët e detit, o valë lozonjare
Shumë keq, fati më ka torturuar
Dhe ju, më godisni me përçmim
Ju lozni frikshëm, me shpirtin tim
Jeni joshëse, por besë s’keni fare
O valët e detit, ju o valë grinjare
Ju s’keni mëshirë, kur të mbysni
T’vrisni dhe kufomën ta zhdukni
A keni besë ju, o të frikshmet valë…
Dhimbje e trisht, shpirtin më copton
Një mike e shenjtë, m’ka rrënë në hallë
Brengë e saj, keq shpirtin më lëndon
Më bëj një nder mua, o det i bekuar
Shumë larg, më pret një fisnike grua
Rrin ditë e natë, gjithmonë e zgjuar
M’i ço lajmin e mirë, i thuaj se e dua
Kam dëgjuar se shumë, ajo është tretur
Nga sëmundja, rezikohet për të vdekur
Të lutem, o det babaxhan, ti mos përto
Mesazhin tim, sa më parë atje ma dërgo.
I thuaj poetes sy-blu, më të ëmblat fjalë
Për të qeshurat e saj, kam shumë mallë
M’i thuaj fisnikes, se duhet të luftojmë
Se jeta është e bukur, kur ne ëndërojmë
M’i thuaj hyjnores, të ushqejë shpresën
Se si Kostandini, unë do të mbaj besën
M’i thuaj mikes, me shpirt të përvëluar
Se nuk vdes kur, një shpirt i dashuruar…
/www.QendraPress.com/