Fryma poetike e së dielës me poetin;Setki Q,JASHARI

Frikacake e dashurisë…

———————————–

Se di se çfarë magjie, i bëre ti shpirtit tim

Ndoshta fytyra joshëse, me dritë hyjnore

Ndoshta flokët bishtalec, fjetur mbi shpinë

Ndoshta me sytë bajame, ngjyrë qiellore

Nuk kam faj, pse ju jeni shumë e frikësuar

Nuk keni faj, pse shpirti im është rebeluar

Nuk udhëhiqem as nga kanune shpellarake

S’kam frikë as nga trille lagjesh shpifarake

Bekoj Zotin që më lindi, si burrë prej burrit

Nga Adami dhe Eva, e jo prej gurit e drurit…

Më neverisin deri në asht, intriga shejtanërie

Kam nevoj vetëm për ty: “O ëndërr dashurie”

Të kam thënë gjithmonë: “Të dua pambarim”

Se vendin tënd, s’e zë askush në shpirtin tim

Të thash t’vërtetën: “O frikacake e dashurisë”

Mos i vra ëndrrat tuaja, për shkak të marrëzisë

/www.QendraPress.com/