Fryma poetike e së dielës me poetin;Skender BERISHA
E TAKOVA PRAPË DRITËROIN
———————————————–
Vdekja më dukej ishte tallur me të.
Po ai që qe, flokët e thinjur të gjatë.
Ndejtëm e kaluam edhe një natë,
Gotat i çpikëm e i mbushëm prapë.
Kishte te shpirti akoma një vapë,
Shumë mallë kishim,sa s’u bëmë tapë.
Nëpër vargje u endëm me vrerë e gaz,
Dikur na rrëmbeu i ëmbël një gjaz.
Dhe nata u end nëpër buzëqeshjen e tij,
Midis fjalësh po frynte frymë e Devollit.
Më tha edhe i thash të shihemi prapë,
Nëpër tehe jete të ecim bashkë.
Çuditërisht ajo vdekja nuk dukej kund,
E trembëm më duket për tjetërkund.
Më vonë hetova Dritëroin,si nëpër gjumë,
Dikah më humbte,vargjet mbetën te unë.
11nëntor 2017,Prizren
/www.qendrapress.com/