Fryma poetike e së dielës me poetin;Skender BERISHA
ATJE TE KODRA E KUQE
*Heronjve të Kodrës së Kuqe – Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut
Nëna thurri jelek të kuq
për ty edhe për ty
diell kishte diell s’kishte
sa keq dikush na e griste
thellë diellit në shpirt i hytë
ju të dytë ore të dytë
nata e hidhur e lebetitë
në atë breg dielli lanit sytë
ish një ditë dhe një natë e gjatë
mbushur plot me ankth
ju rrinit pranë e pranë
gjumi s’ju rrihte në qepallë
nëna thurri jelek të kuq
jelek të kuq të kuq e zi
për ty edhe për ty
Afrim Zhiti e Fahri Fazli
/www.QendraPress.com