Fryma poetike e së dielës me poetin;Skender BERISHA
RRUGËTIM I GJELBËR
————————————-
Rrokullisem udhës së gjelbër
gjallërisht të gjelbër
gjer te gjeratorja gjelbërore
gjë më të mirë nuk gjeta
gjembat krejt i hoqa
gjaku më vloi sa u dogja
gjenarika për ty mblodha
gjerësisht t’u rrëfeva te mella
gjiri bjeshkës po i hapej diellit
gjumë nuk bëra krejt vikendit
gjurmët bashkë freskët i gjetëm
gju më gju sa afër ndejtëm
gjeturi moj te unë edhe te ti
gjithë të mirat praruar bukurie
gjysmë dite ti për vete nuk dite
gjete veten e më deshe sa deshe