Fryma poetike e së dielës me poetin;Skender BERISHA
SOT O BACI RIZË
Një këndim në vend lamtumire
————————————
Pak i zënë qielli
Një mllef përbrenda reve
Për ty që e dije në këtë botë pse erdhe
Dhe kurrë më nuk reshte
Një zemër e hapur qeshte e qeshte
Ndër kohët e vështira
Fjalët tua e dashuri e dëlira
Enden ende se kështu deshe
Rëndë ishte rëndë pas çdo kthese
Nëpër shtigje si nëpër teh kmese
Dhe nuk stepeshe aspak
Ti shpirt i shndërruar në ëndërr shprese
Të shndrisnin sytë kur shkëlqeje urtë
Nëpër ato kuvende
Ku këndohej e mbruhej liria
Të falem përgjithmonë se ishe vetë shkëndija
2 nëntor 2023
/www.QendraPress.com/