Fryma poetike e së dielës me poetin;Syhejl HAVOLLI.
M O S H Ë S
—————————-
Bukën a do ta hajë i varfri
Fituar me djersë
A do ta ruajë për nesër
Në flokë të thinjura
Apo në buzë të çara gjak
Moshës ia rrëfen
Tregimin e vjeshtës
Kur përulen hijet e vetullave
Papritmas duket një si yll
Apo shkëlqen hana
Aq sa shohin sytë
Moshës ia rrëfen
Tregimin e të gjitha stinëve
Por nuk e di
Pse vallë
Zhytet humb
Dhe befas duket
Në flokë të thinjura.
5 janar 2023
/www.QendraPress.com/