Fryma poetike e së  dielës  me poetin;Vilson CULAJ

PERTEJ KULTIT

——————————–

Grua …Gregoriane

Merri erë trëndafilave tu

E kupto se je mbretëreshë

Mos u burgos ne zjarrin që shuhet

Por në gurrat e unit tënd

Të vogla janë̈ hapësirat qiellore

Para ëndrrave tua

E pasur është hija e jote para pikturës pa piktor

E madhe është streha jote

Po ai që mbush kupën tënde

Është shërbëtor i urtisë̈ …

Murgeshë e hapësirës qiellore

Perse të është thinjur kulmi i shtëpisë

Perse të është molisur shkopi i shtegtimit

Mos vallë ia dëshiron kultin vetës

Per tiu hapur qielli një burri

Eja fli në krah legjendash

Pajtohu me kujtesën merr hua nga rilindja

Dhe kur të pyet e kaluara jote

A fjete ndonjëherë në krah burri

Thuaj botës

Unë isha gruaja që fjeta në krah legjendash

Klinë …

/www.QendraPress.com/