Fryma poetike e së dielës me poetin;Xhemkadri KASTRATI
KËNGË
———————-
A do t’vijë ndonjëherë pranvera
A do t’zbardhë për mua një ditë
A do të gëzohet kjo zemërmjera
Deri kur kështu duhet me pritë?
A do t’më kthehet dashni e parë
Kur nga brenda epshi m’gufonte
A do t’lulëzojë dhe një herë behar
Atëherë i ri ku zemra m’këndonte!
A do të shoh gjelbrim në bjeshkë
A shkrihet një herë bora në mal
A thua do ikë një ditë kjo vjeshtë
E vuajtjet e mia a kanë të ndalë?
/www.QendraPress.com