Fryma poetike e së dielës me poetin;Xhemkadri KASTRATI
TI MOJ GRUA
————————
Shpesh e zgjuar rrije, fare pa gjumë në sy
M’pritshe në dritare për t’më bërë një kafe
Brengoseshe shumë mos ndoshta s’do t’vi
Pa gjumë gjer në mëngjes, s’i flisje dy llafe!
Erdhe nga parajsa me engjujt shoqëruar
Nga kopshti Edenit erdhe n’botë të jetës
E mbanë në jetë familjen, e ke lumturuar
Ushqyese e fëmijëve, simbol i të vërtetës
Kur qëndroj pranë teje nuk më dehë rakia
Në kokë ndjej qetësim dhe trupi m’rinohet
Pa mbërri në jetë akoma të bekoi perëndia
Për ty dashuria sa vjen më shumë shtohet!
Ti grua më dërgove lart në qiellin e shtatë
E nga qielli më ktheve në botën e çudirave
M’shëtite në hapësirë ku yjët bëjnë sfilatë
Dhe më pas më ule n’tryezë t’ëmbëlsirave!
Nuk e teproj fare nëqoftëse unë t’lavdëroj
Kam patur shumë fat me ty të bashkohem
Tash kur ne jemë plakur, kohë e gjatë kaloi
Me ty grua e dashur gjithnjë do t’krenohem.
Pa grua s’do të jetoja asnjë të vetmën ditë
Jeta është e ëmbël kur të kam në përqafim
Je ujë, ajër, oksigjen, gjithë botën shndrit
T’betohem pa ty jeta s’do të kishte kuptim!
/www.QendraPress.com/