Fryma poetike e së dielës me poetin:Xhemkadri KASTRATI

SI HËNË O SI DIELL

——————————–

Koka e turbulluar disi më tradhton

Nga qielli i lartë diçka më lajmohet

Dua ta kap por s’mundem me zënë

Edhe më mirë, të mos keqkuptohet.

Mbase, m’është dobësuar dhe syri

Tjetri lëngon, disa njerëz ma vranë

Një fjalë thotë: edhe i biri sikur Tahiri

Tjetër gjë shikoj, në tjetër më ngjanë.

Dhe kështu vazhdoj të kaloj një jetë

Natën pa gjumë mbetem deri vonë

Bie edhe terri, mbaj kokën përpjetë

Në mes yjesh nuk të shoh moj hënë!

Po m’ngatërrohesh me një tjetër yll

Me ata luan valle, më fshihesh disi

Duket të jeni t’njejt sikur lisat n’pyll

Ka mundësi dhe unë t’jem në agoni!

Lajmërohu t’lutem, eja këtu përballë

Eja bash tani kur terri n’mu ka rënë

Këta sy t’lënduar sa kan për ty mall

Eja dhe si diell, n’dash edhe si hënë!

/www.QendraPress.com/