Fryma poetike  e së dielës me poetin:Zymer H. HALITI

EU SHEKULLI I RI

————————————–

Shikimet u tretën,sytë u errën

asgjë nuk shihej tej në horizont

po prisnim pranverën,jo vjeshtën

para nesh si hije e errët fluturon.

Hapat drejt agimit nga nata akull

ngadalë po ikim me paragjykime

syzet nuk vlejnë ato që kam pasur

se nga Sahara fryen një erëlindje…!

Pluhuri qiellit fishkëllon këto retë

sikur diellit i zënë frymën papritur

sa e sa stuhi bredhin në këtë jetë

eu shekull i ri ku jam duke u rritur

/www.QendraPress.com/