Fryma poetike e së dielës me poezinë e poetes:Rajmonda Qose SHKOPI
Mbyte mërzinë
Çeli buzët gjysmëëndra ime !
Lëshoji rrezet e vezullimit të buzëqeshjes në honin më të errët ,
që mban lidhur me prangat e kohës lumturinë.
Ma çliro prej burgut
këtë shpirt që mbeti rob,
nën tiraninë e zinxhirëve të dhimbjes tënde.
Ndali udhën lotit
Puthe deri në qelizë ,
sapo dritaret të hapi agimi .
Çdo ditë është unike,
Nuk përsëritet dy herë.
Mbyte mërzinë në lumin e artë të lumturisë,
që derdhet si nektar,
sapo ti buzëqesh.
Dhe mos lë grimcë trishtimi
pa e përpirë në ato valë.
Se kur ti qesh …
Oh, kur ti qesh, unë ngopem me ajër,
Unë ndihem gjallë.
/www.qendrapress.com