Fryma poetike e së dielës  me poezinë e poetes:Semela LUSHKA

Gjithçka e rrethuar prej blusë

Imagjinoj krejt esencat e blusë

Qe zbusin jeshilen e thellë të tokës

Esencën e lule diellit kulluar

Ose retë rozë në skaj të qiellit

Aty mbi Mal të Qytetit A Mal të Thatë

Që te stolat e parkut përplasen në shesh të gjolit

Rrotullojnë në ajër gazetën e harruar

Kushedi prej kujt, sdihet

Pastaj zbret në kaçurrelat e verdha të zonjës së parë

Me një gotë verë nën delir hareje

Festës së vonë në sheshin e qytetit

Reflektime të arta dritat e skenës festive

Pihet verë pa dolli

Kanë ikur të parët bekrinjtë e vjetër

Që përndiznin shtëpitë nga hareja

Pihej verë sundonte e kuqja në fyt

E hidhej valle bekrinjsh

Shterna moj zonjë shtjerna shtjerna verë të pimë

edhe në aromën e gështenjave përhumbem

Në bordurat ulur në shesh me ngjyrën e perëndimit të diellit

Mbi fund konturet e qytetit

Tuhanna me shoqet kërcen fëminorçe dlirësisht

Festë kolektive pa datë fix thjesht hapen butet

Në melodinë e erës dëgjoj të vetes rrahje zemre

Festohet kur ikin ngjyrat pas perëndimit

Ne kërkojmë shkëndija gëzimi çdo ditë

Në të kuqe të verës shquaj kaçurrelat e verdha të zonjës së parë…

S .L

/www.qendrapress.com