Fryma poetike e së dielës  me poezinë e poetit:Sahit SHALA

SA SHUMË FËMIJË NGELIN JETIM NGA PASOJAT E LUFTËRAVE!!!

●●●●●●●

JETIMI

Shikon i vrenjtur e plot me droje

S’ ka një dorë që mund ta mbajë

Dëshiron t’ bëjë njëfarë loje

por nga shokët shumëçka e ndanë

Rrobat e tij s’ dinë për stinët

se t’i ndërrojë ato, nuk ka

Rri i vetëm, s’ di për gëzimet

s’ kupton, bora pse nisë me ra

Në shkollë kur vete, i mungojnë gjërat

E të tjerët kanë shumë a tepër

sa të gëzuar që i kanë zërat

tjerët kënaqen, por ai rri vetëm

Si i vogël, shpesh i shkon mendja

se ka mbetur në këtë shoqëri

për babë e nënë i qan shumë zemra

po kush ka veshë, atë për ta ndi?!

/www.qendrapress.com