Fryma poetike  e së dielës poetike me poeten:-Drita ADEMI

I grisa letrat,librat

————————–
Udhët,
Pafajësinë,
Lirinë e lash n’robni
Ndërgjegjja akull ,ftohte,
Vjeshtën e harrova, purpur
N’trup,
Gotat i theva,
Atdheun e lash n’duer t’drunjta.
Kot qava u mërzita
E vara vajin lis me lis
Kot u gëzova, lufta paska kenë nji tjetër robni, liri n’pranga.
Dymbëdhjetë here i rashë varrit trup
Nuk diqa
As syri nuk m’u tremb.
Goja nuk e pa erresinen, as dillin, as hanen, lavdi!
Tash rri aty ku atdhe nuk i thuhet
Macet përditë udhën ma prejne,
Zogjtë këndojnë vec n’gjuhen e tyne
Kërkoj nji atdhe ne ndonji varg
Ku nuk shkruhet për te huaj
As për ikanakët..

Shpirti donë paqe, ma mire asgjë mos me dite!

/www.QendraPress.com/