Fryma poetike e së dielës poetike me poeten: Merita Pllana BEHRAMI
FLAMURIN KUQ E ZI
——————————
Në tokë të huaj erdhe në jetë o biri im
Por nëna ,shqip të foli e shqip të rriti
Andaj mbaje fortë e duaje këtë Flamur
Ngase, ky flamur, o bir, është i yti
Është flamuri me i bukur në botë
Është i lashte sa vet historia
Brez pas brezi u mbajt në duar e me krenari
E ndër shekuj, u la me gjak e lot nënash,
Deri sa na erdhi e shtrenjta Liri
Është nderi,krenaria e gjaku i shqiptarisë
Është simbol i rrënjëve tona stërgjyshore
Është amanet i të parëve tanë
Ndaj të lutem, mbaje,
e kurrë mos e lësho nga dora
/www.QendraPress.com/