Fryma poetike e së dielës poetike me poeten:-Monda HAMITAJ
ZGJOHEM E LUMTURUAR
Me puthjet mbuluar me zgjove ti,
Isha ne enderr me ty engjelli im,
Buzet rreshqisnin mbi trupin tim,
Valezoja mes tyre dhe s’gjeja ndalim…
Duart mes tyre ngateruar,
Mbi te bukuren bardhesi,
Syte e shndritshem rreze mengjesi,
Zhyten thelle ne shpirtin tim…
Dua ndjenjen ta them me vargje,
Ti e ndjen dhe s’me lejon,
Permbi buze gishtin ma con,
– Lerme ta ndjej mos ma trego…
Dhe pa fjale puthjetndezur,
Mbi te bukurin caste magjik,
Permbi mua bien pareshtur,
Me ledhatojne oh, pakufi…
/www.QendraPress.com/