Fryma poetike e së dielës poetike me poeten:Mihrije TELAKU
Po të pres
Me humbën mendimet përtej largësisë
E unë e mbyllur në heshtjen që më venit,
Mundohem ta qetësoj këtë shpirt me mirësi,
Po ty nuk të kam pranë shpejtë ajo ditë do të vij.
Mbrëmë shikoja hënën po edhe ajo ishte fsheh
Nuk shihej gjëkundi drita vezulluese e saj
Nuk kishte në këtë natë as yje që të shkëlqejnë
Edhe shpirti im ngjasonte në këtë natë pa hënë.
Mbylla sytë e lundroja në oqeanin e ëndrrave
E kërkoja në ëndërr të më shfaqesh ti
Po koha iku në shpejtësi as në ëndërr nuk të pash
E mëngjesi i kësaj dite trokiti nga rrezet plot acar.
Të prita e do të pres edhe shumë kohë
Të vjen një ditë e krahëhapur të të përqafoj
Ëndrrat e mia për ty janë si një vullkan
E ndiej se kjo ëndërr nuk do të jetë shumë larg…
/www.QendraPress.com/