Fryma poetike e së dielës me poeten;Brixhilda DEDE
LOT I FSHEHUR
————————————–
Më gjeni një fjalë në shqip, të jetë më shumë sesa,
Të dua.
Për të ndier pranverën, tek prek buzët e tua të etura për pak vesë agu.
Për të ndier afshin e një puthjeje buzësh,
krijuar të joshin shpirtin dhe jo vetëm,..
Arena e famshme e Veronës me operën e Puçinit,
Nga prania jote do të zbukurohet.
Kur të të prek e ledhatoj lëkurën,
Afsh i ngrohtë do të djegë mendimin.
Biletat i kam ende në xhep,..
Do të vish, ..
Apo vendose të mbetesh,..
Një lot i fshehur në ëndrrën time.
/www.QendraPress.com/