Fryma poetike e së dilës e Majit me poeten;-Brixhilda DEDE

NUANCA ZËRASH

Shi bokërimash të zhveshura tek një anieje e fjetur,

Mirazhin tënd fshihnin në heshtje.

Zhytur thellë, në ujëra kripe.

Zëri i magnetofonizuar para ditësh,

Herë i mpakej plogështisë, mblidhej kuspull,

deri sa bëhej i padëgjueshëm.

Herë, mes frekuencash të forta drite,

kthehej në altar gjithësie.

Përjetuar, përjetësinë ëndërrimtare.

Prania,..melhem shpirti.

Qosheve të fshehta të udhëve të zemrës,

konstruktohej diademë margaritarësh,

Me kodet e dëshifruara, që vetëm ata i njihnin. /www.qendrapress.com