Fryma poetike e së dilës e Majit me poeten;-Sava Bezga BRANKO
Balerina.
————————————
Ajo mbrëmje s’ishte si të tjerat,
Dritat binin mbi tavolina e çimenten e ftohte,
Njerzit gumëzhinin pa ndërprerje,
Kjo mbrëmje një kuptim tjetër merrte.
Dëgjoheshin kakarrisje pulash,
Shikime tinzarësh me kuptim,
Gropsitje pijanecash e thyerrje gotash,
Ajo tavolin të jepte veç mërzitje.
Në pistë vallzonte balerina,
Fluturonte, këmbët në tokë s’preknin,
Diku aty,u hodh një romuz,
Buzqeshja e saj,për një moment ngrihu.
Flokët nga mbrapa, vetëtimthi i hodhi,
Nuk pyeti çfarē thoshin ata,
Si flutur në pistë vallzonte,
Të gjithë me gojë hapur i la.
Në moment, këpucën hoqi,
Gotën vendosi mbi të,
E ktheu me fund,sa hap e mbyll sytë,
Shtangëm nga ky xhestë i saj.
Një nga një gotat kthente,
Nuk shihte, dritë hije sytë bënin,
Vrapoj në pistën e vallzimit,
Se kështu largonte mërzitjen.
E gojët e shqyera, fillun llomotitjen,
Por asnjë nuk fliste në sy,
Ç’lloj njerzish jemi e pyeta veten,
Sa dhe në festa pa fjalë s’rrimë.
Shikimin ju hodha me qortim,
Nuk mund të jeni ndryshe,
Bota ka evoluar,në çdo bërthamë,
Ju keni mbetur akoma,në botën e herëshme.
Unë ju bashkova balerinës,
E të dyja fluturuam në pistë,
Nuk donim t’ja dinim, ç’thoshin k’ta njerëz,
Që në jetën e tyre boshe,se than një fjal të mirë.
Në k’të jetë që themi,kemi ndryshuar,
Ekzistojnë dhe njerëz me shpirt të vogël.
Sava Fezga Branko.
/www.qendrapress.com/