Fryma poetike e së dilës e Majit me poeten;-Shire DHIMA

Folme vendi im!

————————————–

Folme vendi im! Foli birit tënd!

Aty farë e hedhur, rritur nga një nënë

Gjithë mjaltin e gjumit, aty kemi lënë

Enderra nuk gënjehet, ty të zgjedh si vend

Folme vendi im, foli birit tënd

Gjithë dhimbjen e shpirtit, i mbulon në heshtje

Foli birit tënd, ty të kemi mëmë

Çfarë krimbi helmuar, të shkel në buzëqeshje.

Folme vendi im, jam këtu pranë teje

Më thuaj çfarë hije, të grric në fytyrë

Unë jam biri yt, ti më rrjedh ndër deje

Ta çjerrë këtë hije, të shoh si pasqyrë.

Folme vendi im, folme pa dorashka

Zbuloje atë prehër, mbushur gjithë shushunje

Kanë shtrire ventuzat, ha dhe nxirr përjashta

Demokracisë tënde, I kanë ngulur hunj.

Folme vendi im, fol këtu në shesh

Edhe Skënderbeu në shesh bëri luftën

Kush ka brinjë të shohim, kush janë këta desh

Luanët e mëdhenj, të nxjerrin pak xhufken.

Folme vendi im, për popullin e gjorë

Sa shpejt gënjehen, si pula me thërrime

Shtetarët larë n’florinj, hajdutë me kurorë

Kryekëput mashtrusa, të mëdhenj dhe të rinj.

Folme vendi I’m, për rrumpallen që zjen

Po digjen në flakë, heshtjen kanë varrosur

Karrigen kanë lyer, kush po e rrëmben

Babëzia e madhe, nuk paska të sosur….

Ku do shkojnë valle, a i ke pyetur memedhe?

Të kane nxjerre themelet, nuk po lënë një rrënjë

Janë fryrë e, bulcitur, ha dhe hidh përdhe

Për popullin e varfër, mjerimi nduk shenjët.

/www.qendrapress.com/