Fryma poetike e së dilës e Majit me poeten;-Valbona HADRI

Në Prizren

Kurorës së maleve të Sharrit, ndjeva mall.
Freskia e larë në pika vese shtriu vellon brigjeve të Lumëbardhit.
Vorbulla e lumit zëshëm shfletonte historinë e qytetit muze.

Dielli përëndonte në pamje portokallie
Hëna bëhej gati me gjithë yje
të mbulonte muret shekullore të kalasë duke i shpërfaqur bukuritē e mbretèreshës shqiptare.

Ecja rrugëve me kalldërm , tek rrjedha e ujit ndalova
Doja ta freskoj fytyrën t’a ndiej pastërtinë e pasqyrës së tij.

Në shijimin e një gllënjke kujtova një gojëdhënë:
Po pive ujè ke shatërvani, duvakun e nuses do e shpalosë në këtë vend.

Bukuritë e përqafuara në këtë qytet sjellin ëndrrat magjike në krijimin e imagjinatës dhe romancës së një lumturie të përjetshme.

/www.qendrapress.com/