Fryma poetike e së dilës e Majit me poeten;-Zhaneta BARXHAJ
Në kërkim të zotit.
—————————–
Në nxitim e sipër,
dikush la këpucët nën dritaren time
dhe iku…
Ndiçuar nga hëna, kjo skenë braktisjeje,
e fatit, e vetvetes,
ose si skenë arratie nga nata,
më grykohet sysh…
Tani, gjysmë drita i mbush këto galloshe,
të lëna pa zot, në kërkim të zotit,
ndërsa unë, mbyll siparin mos t’i shoh…
/www.qendrapress.com/