Fryma poetike e së diles me poeten;-Anila KODRA

]Fryma poetike e së diles me poeten;-Anila KODRA

Pse po humb dashuria ?!

————————————

Ca na duan , ca s’na duan
Ca na shajnë , ca na lëvdojnë,
Ca ne mulli te kokës bluajnë
Qimen ne qull te nxehte kërkojnë….

Na duan veç kur ju duhemi
Kane hall dhe nevoje per ne,
Kur janë mire si pluhur shuhemi
Për mirëmëngjesi s’kanë nge …

Shohin vëngër kur ju tregojmë
Ndonjë ves ose gabim,
Sy përmbys e mermerojne
Thonë :- ky është qefi im…

Pa na shajnë dhe ca te tjerë
Qe s’u shkon ujët ne vije,
Çudi! Po pse ore te mjere
Potiset toka me pahir ?!

Pastaj stisin ca te tjerë
Lloj -lloj fjale e marifete,
Qimen ne sy tjetrit kërkojnë
S’shohin trarin ne sy për vete….

E përziejnë ne një çorbe
Mish- mashë dhe lesh e li,
S’dinë respekt kokën si torbe
Harrojnë qe janë fara njeri…

Ngatërrojnë dynjanë . Sa keq
Ndihen mire nga polemikat,
Çdo miqësi e cojne për dreq
Njehsoj siç bën dhe politika..

Pse u prish kjo bote o miq ?
Vëllai spo e do vëllanë ?
Shpirtrat kujt i kërkojnë ofiq ?
E rrahim kot uje ne havanë ?

Motra për motrën xhelozon
Thua janë si dy shemra ,
Pasuria ndjenjën sundon
Thyer copash janë zemrat ..

Edhe Zoti shume mire e pa
Qe cdo dite humb dashuria ,
S’po na le as me u nda
Lamtumire s’japim nga pandemia …

Sa trishtohem kur shikoj sot
Ka humb shpirti s’ka dashuri,
U ndot , u përlye kjo bote
Si gjelle e prishur ne tepsi….

Leku , paraja s’jane gjithçka
Kishe, shkuan, neser prap vijne ,
Është me shume sot fukara
Kush shpirtin hedh ne gremine ….

Zgjatni dorën kujt po rrezohet
E mos shihni c’bejne te tjerë,
Një dite kur qielli t’ju turbullohet
Ajo dore ju troket ne dere …

Anila Kodra Kotroci

/www.QendraPress.com/