Fryma poetike e së diles me poeten;-Brixhilda DEDE

PËRTEJ JETËS

——————————

Mos më pyesni për fizionominë e dashurisë time.
Do tu them vetëm se flasim të njëjtën gjuhë.
Pluskoj si re mbushur gëzime ndjerë rini, freski.
Takuar të njëjtat ndjenja njëra= tjetrën.


I verbër të isha prej dashurisë, gjumit që më vodhe,
Për tiparet e tua në më pyesnin,
Do të thoja;
Ç’ emër ka lumturia e jetës
ku mrekullitë burojnë e ndihesh etur?!


Të dua me shpirt,
për të mos qenë tokësorë, vetëm.
Të dua me shpirt,
ti, ç’ do stinë fillim = mbarim, jasemin i ndrojtur.
Të dua me shpirt, je caku,
mbi ne, nuk ka zotë.


Me zemër u dashurova,
jo me sy,
Përveç lumturisë, ..Të desha, përtej jetës. /www.QendraPress.com