Fryma poetike e së diles me poeten;-Meri BO
NDJEHEM SI METEOR
———————————–
Ndjehem si meteor
mes gëzimit dhe pikëllimit
ne zbrazëtitë emocionale
dhe lumturitë absolute.
Akrobatoj pa e ditur
se ç’ndodh ne fundin e rrugës.
Edhe kur dhimbja me pushton
dua te mbytem ne lumturi
dhe ti harroj lotet.
Ne kerkim te perqafimit tend
dikur gjeta parajsen
Para kesaj
kam bere lufte me hijenat
duke grisur te vertetat
dhe gjithcka ishte memece
dhe krejt pa ngjyre.
Duke i besuar besimit tënd
gjunjëzohem duke lypur
puthjen e nxehte te buzëve te tua
sepse,
ka gjithmonë një kohe pastrimi shpirtëror
dhe nje dëshire, për te mbajtur për dore
mjellmën e gjakosur te jetës.!
/www.QendraPress.com/