Fryma poetike e se dilës me poeten:Katerina BARBIERI

 Atdheu

————————-

Sì zogjtë shtegtuam neper bote

Larg kufijve, dhe deteve egërsuar,

Si ty o fole e shtrenjte ,kurrë s’gjetëm,

Oh ,atdhe sa me ke munguar

Botes mbare i ramë rreth e qark

Këmbët u gjymtuan ,nuk gjeten karar,

Loti ,shpon ne sy si thike

Dhe malli djeg si flake ,si zjarr

E hidhur ndarja me ty atdhe

Si mal i madh ,qe nuk shkulet dot

Por shpresa nuk tretet,rrjedh si ujëvare,

Tek ti me gëzim te bardhe kam me ardhe

Dhe pse shkuam sopa-gropa

Dhe Pse hallet i di bota,

Dhe Pse vuajtjet si mbajti toka ,

Por aty me ka rene koka

Ndaj nuk është turp o njeri

Por është nder dhe është lavdi,

Them kam mall për Shqipëri!!

/www.QendraPress.com/