Fryma poetike e së enjtes me poeten;-Angjelina MARKU

SONTE

——————————

Pa gjeje sonte
pak kohë për mua
gjeje një këngë
një poezi
vjedh një grusht ajër
një fije diell
a një grumbull natë

Se çka, s’ka rëndësi.

Kërkoje një shkëmb,
një lëndinë
një truall.

Huazoje një dhomë,
një trëndafil
apo pak melodi.

Bëj diçka, se çka nuk ka rendësi.

Hej ti, gjej, kërko,
vjedh e huazo
bëj çka të duash
por eja këtë natë
se n’trupin tim
janë ndezur
me miliarda molekula dashurie.

/www.QendraPress.com/