Fryma poetike e së enjtes  me poeten;-Korça BIBJANA

Ku fle trupi nuk fle zemra

—————————————-

Eci përmes një shtegu ëndërrimesh..

Atje ku zemra ka folenë..

Harroj trishtimin – thërras gëzimet..

E gjithë qenia ime, fle atje.

Tiktaku zemrës zhurmshëm dëgjohet..

me flladet shkon deteve përtej , ku fle trupi – nuk fle zemra ..

sa mistike është kjo jetë

Harbon mendimi hipur valëve,

nuk njeh as natë as ditë nuk njeh..

në dezhavu i prek kujtimet,

i përmalluar shtigjet ndjek

/www.QendraPress.com/