Fryma poetike e së enjtes me poeten:-Mimoza Maria AJDHONI

Askush s’te jep asgjë

Kur asgjë nuk të pëlqen,

kuptim jetës s’i jep dot,

përqafuar me jastëkun

dhe në shpirt një lumë me lot.

Kur rrëzuar je në tokë,

njësh me të edhe të shkelin,

mos kërko të hapen qiejt

edhe zgjidhjen të të sjellin.

Çohu mblidhi duart grusht,

hidhi hapat një nga një,

mbushe veten me kuraja,

se askush s’të jep asgjë.

Forcën gjeje brenda teje,

aty fshehët, nuk e di?

Të drejtën të ngrihesh prapë,

e ke ti….dhe vetëm ti.

/www.qendrapress.com/