Fryma poetike e së enjtes  me poeten;-Selvije KADRIU

TË DASHUROSH SI UNË

————————————————–

Në këtë moment

Të ndihesh si unë

Tê mungoj pa fund

Do të doja ta thirrje

Emrin tim në heshtje

Ta përsërisje

Ti ndjej të rrahurat

E zemrës tënde

Ti shoh lotët faqeve

E prapë nuk do të doja

Të dashurosh si unë

Ku çdo sekondë larg meje

Do të mbyste pa fund

/www.QendraPress.com/