Fryma poetike e së enjtes me poeten;Ana TISI
Mos na mundo!
—————————–
O afsh i azdisur
O ndenj e harbuar
Në terr na ke nisur
Në terr na ke çuar.
Tundime mëkatesh
Marrë nga kjo botë
Në kohë shtiracake
Në kohë të pakohë.
O engjëll i marrë
Në djall i kthyer
Njerëzinë mbarë
Ti e ke gënjyer.
O dimër i verbër
O vjeshtë e pafat
Shtigjeve të vjetër
Ti kërkon uratë.
O engjëll i marrë
I kthyer në djall
Gjithë botën mbarë
Ti..po e përçan.
Falu ti ten zot
Atij që të krijoi
Mos mundo këtë botë
Që Ati e bekoi!
/www.qendrapress.com/