Fryma poetike e së enjtes me poeten:Nexha REÇICA

KUPTIMI I JETËS TIME

————————————–

Ti je kuptimi i jetës time

edhe atëherë kur e vetmuar jam

në mesin e mijëra njerëzve.

Në krahun tënd

pushon malli im i përvëluar

kur ti buzëqesh

yjet derdhin shkëlqim

nën te futem si pëllumbeshë.

Në orët e vona të mesnatës

ëndrrat syrin e pushtuan

shtrydhin ditët e mia

kur puthje ime të vuri në gjumë.

Ti je kuptimi i jetës time

kur fshihesh në buzëqeshje

për fatin tim fatlumë

kur të dua aq shumë.

Në jetë më bëre aq të fortë

kur më ngrite gjer në qiell

pa ty nuk do të ekzistoj

ndjeva zemrën në planetin tjetër.

/www.qendrapress.com/