Fryma poetike e së enjtes me poeten;Teuta   Beqari OSMANI

Në këtë Botë!

Në këtë botë me ngjyra

E në këtë jetë të gjelbëruar

Jetojnë e nderohen njerëz

Më shumë se sa të huaj!

Ku meritat i marrin kuçkat

E fjalët në komente kurvarët

Ku padrejtësia është “Art”

E ku nderi është për “vatanë!”

Ja kjo është Shqipëria ime

Nga ku lash hijen e gjurmët

Nga ku ika nga sytë këmbët

Nga pabesitë e dredhitë e tyre !

Vlerësojnë gjithçka të shëmtuar

Në fjalë , në vepra e në huqe

E i miri ka marr udhët , mërguar

Për të bërë ligjin i keqi nën tonat hundë!

E pash më së miri lavdinë

E Vendit tim që më lindi

Që kur u zgjova në një mendim

Se jeta është mashtrim!

Nuk ka Zot tjetër përveç se Një

As Djall më shumë se shumë

Kur e shkelin padrejtësinë

Kur turpit i japin lavdinë!

Ka mbjellur toka e vendit

Grurë, elb e pambuk, e hashash

Për të droguar fjalën e veprën

E të mirit që kurrë s’i gjendet nishan!

Ikën morën udhë lëvdatat

Përtej ferrit u bënë me famë

Ata që shkruajnë për njollosjen

E për Ata që mbi nderin venë nam!

E dua më shumë veten se kurrë

Kur Zoti në sy mua më pa

Ditën që linda kish Diell shumë

E Dielli do më ndjek e më pas!

Le të pasurohen kuçkat e kurvarët

Me fletë vlerësimesh nga Shoqatat

Unë kurrë nuk u besoja atyre për faktet

Se Ata / Ato,

janë HAJDUTA me kuptim të gjerë të Fjalës!

Të vjedhin shpirtin , nderin , lavdinë

Të vjedhin djersën, mundin, veprën

Të mohojnë gjithçka për të tyren interes

E për të tyret turpe u japin çmimin e në vdektë!

Teuta Osmani

/www.qendrapress.com/