Fryma poetike e së martës me poeten; Edmira XHAFERI
I THYER TI
——————————-
E thyer kjo ditë ,
E labirintet bërtasin
Hesht…
Dëgjo…
Nëpër humnera dhimbje ndjen.
Dhe ti shkon,
Shkon për të ikur si dikur…
Dhe prapë hesht
Dëgjo…
Dhe hapat vdesin trishtueshëm,
Vdesin nëpër gjurmë
Për të treguar
Se ti flet
Dhe nëpër hapa të zhdukur
Tingëllon
Për të mu fashitur diku larg ,
E tek kokën kthen
Dërgon puthje që lëmojnë shpirtin
E buzëqeshje që lotojnë…
Dhe ti kokën kthen
Për të mos u kthyer kurrë…
E kjo ditë e thyer bërtet
Për të kërkuar falje…
Dhe pas lë veç dhimbje ..
Eh, kjo ditë e thyer,
Veç një përçapje
Që të ofron jetën…
Ndërsa ti po largohesh larg,
shumë larg ,
Për të më dërguar
Thjesht një buzëqeshje
Që dhemb.
/wwww.qendrapress.com/