Fryma poetike e së martës me poeten; Venetike CAKO
U VURA EMRIN LULEVE
Në të bukurin blerim natyre,
Mblodha lulet e pranverës,
Kërkoja emrat në mes tyre,
Sipas aromës, sipas vlerës.
Dhe ndonjëra që s’kish aromë,
Pa një emër s’mund ta lija,
Përherë lulet diçka na thonë,
E nderova ashtu si dija.
Pashë që emrat u shkonin mirë,
Njëra-tjetrën s’shihnin shtrembër,
Se ç’të ngjallnin një dëshirë,
Diçka t’bukur që të ngroh n’zemër.
/www,qendrapress.com/