Fryma poetike e së martës me poeten:Rajmonda Shyta KOLVANI
Shket si ngjalë.
—————————————-
Nuk të njoh, as të kam parë,
S’di pas teje, pse vrapoj,
Shkurtoj hapin, ec ngadalë,
Prapa ri, dhe të vështroj.
Të vështroj, kur shket, si ngjalë,
Mbi kalldrëm, këngëzon çapi,
Këmbë e hollë dhe e bardhë,
Vetëtin veshur çorapit.
Pulpë e këmbës, si pistili,
Ecje e pupëlt, përmbi taka,
Mbledhur prapa, tundej bishti,
Resnje gjoli, fllokët e gjata.
Djelli fshihej perënduar,
Nëpër flok, kish frikë nga nata,
Tundej bishti rrëzëlluar,
Të ta prek, ç’dëshirë pata.
Të ta kreh, dhe thurr gërshetë,
E ta bëj një hallkë litari,
E ta var shpirtin e shkretë,
Plot me ëndrra, prej beqari.
Do ta ndalja, merak mbetur,
Në rrugicë apo këthesë,
Sa tja shihja sy e vetull,
Iku, vrap, ylli pesë cepë.
Iku, thua më pikasi,
Ndjeu hapin tek e ndiqja,
Copash shpirti, zemra plasi,
Mu mbajt fryma, gati s’ vdiqa.
/www.qendrapress.com/