Fryma poetike e së martës me poeten:Tixhe Rexha GERQARI
JETËVJESHTË
——————————
Pranverë e verë
Ikën fluturim
Me lule e pa lule shumë
Te mbushura gazim e trishtim.
Erdhe jetëvjeshtë
me ngyra plot
Herë me shi e herë me erë
E kështu leht trokite në derë
Dimri do vjen
Por për ne ma jo pranverë
Se sosen vitet e moti
Kështu e ka shkruar vet Zoti.
Me ngroh dhe pak rrezediell
Me gjethe ngjyaplot mbështjell
Vjeshtar vizatohu në jetë
Behu e bukur në kohen qe mbet.
Jetëvjeshtë zgjat pak ma shumë
Se dimrit do bëhem jetakull mbi lum.
T.G.R.
/www.qendrapress.com/