Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Abide Peci Gashi

LUMTURIA

Lumturia seç është habitur,

Ku do t’ qëndroj askush s’ e gjen

Në shëndetin e njeriut duke bërtitur,

Këtu jeton dhe ktu e ka vendin!

Shpesh ajo viziton gjërat e thjeshta,

Që vlerësohen nga shoqëria dinjitare

Aty gjen qetësinë dhe kënaqësitë e veta,

Pasuritë e patundshme si ka primare!

E gjen vetën tek njerëzit e thjeshtë,

Jo tek ata që mbajnë pozitë të lartë,

Tek prindërit kur rritin fëmijën e vetë,

Me dashuri dhe shumë edukatë!

Lëshoj një zë deri në kupë të qiellit,

Jetoj dhe në bujarinë, tek njerëzit human,

Kur një ndihmë i bëjnë tjetërit,

Dhe gëzojnë skamnorët kudo që janë!

Nëse më kërkoni do t’ më gjeni,

Me dashuri dhe punë me djersë,

Pranë meje çdo çast do t’ jeni,

Për një jetë më të mirë unë u falë shpresë!

KËTË DITË MAJI

———————————

Këtë ditë Maji, e sodis qiellin këtë fundjavë,

Ecin retë gri kaltërsisë,

Të shpërndara si copëzat e shpirtit të ndarë,

Që kaherë ka rënë pre e vetmisë!

Ditën e fillova bashkë me rrezet e diellit,

Me cicërimat e zogjve në degë,

Me hapjen e petaleve të trëndafilit,

Ikë dhe kjo ditë, me vargje në një fletë!

Si kjo ditë ikën dhe do t’ shkojnë shumë ditë,

Jeta kalon shpejtë si një vetëtimë,

Falni shpirtit dhe zemrës mirësi dhe dritë,

Kaloje në paqe dhe me dashuri çdo stinë!

KUSH KA GJYSHE

Kush ka gjyshe botën ka,

Gjyshja është si nënë e dytë,

Gojë ëmbël, hyjnore është ajo,

Lule në zemër dhe ilaqë për shpirt!

Dhe gjyshja kur ka nip dhe mbesë,

Zemrën e ka dashuri plotë,

E gëzuar zgjohet çdo mëngjes,

Është më e lumtura në këtë botë!

A e din moj gjyshja jem,

S’ e je dritë që nuk shuhesh për mua,

S’ të largoj kurrë prej zemre,

Larg nga ti por shumë të dua!

Të pres me mall, kur më fol tek kamera,

Të më buzëqeshësh me ëmbëlsi,

Zemrës sime çdo herë bleron pranvera,

Kur ta ndjejë zërin e ëmbël ty!

Lumja unë që të kam në Kosovë,

Do t’ vijë të vizitoj si një dallëndyshe,

Kur vjen nga larg në vendin tonë,

Do t’ përqafoj shumë e dashur gjyshe!

LËNGON ZEMRA

——————————–

Shtëpitë tona, mbetur pa gojë,

Nuk lëshojnë zëra, me ēmbëlsi,

Shpirti i tyre ka tretur diku larg,

Pranë tyre, të moshuar në vetmi!

Të mërzitur, në kopsht kan dalë,

Me mendjën kurbetit, nëpër botë,

Me zemrën vaje, mbushur mallë,

Me zogjë dhe flutura, qajnë halle plotë!

Ah e shëmtuar, u duket vera,

Të shëmtuara ,dhe qershitë në degë,

Bari është rritur, deri tek dera,

Mungon hareja, ku iku, ku ka tretë..?

Ares shkretë, ka mbetur parmenda,

Tek koshi i misrit, kosa e ndryshkur varë,

Shtëpitë pa zëra, kan mbetur përbrenda,

Zemra lëngon, në copa e ndarë!

/www.QendraPress.com/