Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Abide Peci GASHI

NËN PEMËN E ZHVESHUR

——————————-

Nën pemën e zhveshur,

mbi qilimin e gjetheve,

Që e kanë zbukuruar,

lëndinën e ftohtë,

U ula duke i thirrur,

rrëzës të shpresave,

Këtë stine të vonë,

të ngrohemi me një lajm të artë!

Një lajm që shpirtin,

më drithëron,

Nga lumturia të dehëm,

nën pemën e vjeshtës,

Për të sëmurët dhe të varfëritë,

le t’ të tingëllon,

S’ e ka shpresa,

t’ i falim dashuri jetës!

Të rregullohet,

çdo çështje me vlerë,

Për të moshuar,

pensionista dhe punëtorë,

Për të sëmurët,

le të kenë hapur një derë,

Kur kanë nevojë,

për shërim dhe doktorë!

Për rini të ofrohet,

veç perspektiva,

Në vendin e tyre,

të e tregojnë vetën,

Mos të marin rrugë,

dhe tjera alternativa,

Ta duan atdheun,

dhe të vërtetën!

Kjo vjeshtë,

le t’ na sjellë mbarësi,

Të kultivojmë shpresat,

dhe çdo dëshirë,

Ta kalojmë,

dhe dimrin me lehtësi,

Kur vjen pranvera,

të jetojmë ma mirë

/www.QendraPress.com/