Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Adelina Dardha HASKAJ

Ma beso

——————

kur të them që jam

një zbutëse e përkryer dimrash

të egërsuar,

një shenjtore që lidh me fasho

të bardha plagët e tua të pashëruara,

ato që, për inat me veten,

i gjakos fort me thua.

Dhe livadheve ec krah për krah

me luanë e tigra,

që ma respektojnë

premtimin e mbajtur.

Të besoj kur thua

se pranverat në jetë

nuk më vijnë të vonuara

kur thellë brenda vetes

buzëqesh.

/QendraPress/