Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Adelina PALI
Dhe për ditët e lira ndjeva mall
———————————————-
Tek rri mendoj mes ëndërrimeve,
Më përkëdhel një degë portokalli.
Një fjalë më vjen mes drithërimeve,
Një flutur mbi fytyrë më ndali.
Nuk e trazova, thashë “le të rrijë!”
Dhe për ditët e lira ndjeva mall.
Paçka se fjala më shpoi në brinjë,
Jam hyjneshë, s’jam aspak një djall.
S’i largoj fluturat, as fijet e barit,
Me ta djajtë dhe shtrigat largoj.
Sytë i mbaj larg, feksjes së një fari,
Me dritë, me mirësi njerëzit afroj… /www.qendrapress.com/