Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Afërdita SELENICA
Trishtim vjeshtor
———————————
Ej ti kamerier,ti që shkon e vjen si erë
Të lutem në gotën time mos hidh më verë!
Të lutem kamerier mos hidh më verë
Në gotën time ka një derë
Të flak të gjitha helmet ma bëj këtë nder!
Të lutem kamerier!
Në gotën time më lër pak vend bosh
Gëzimet e helmet me verë të bardhë t’i josh
Të pijë e të dehem së bashku me to
Më pas,më pas ti eja,eja e shiko..
Shiko si dergjet një pikë verë e një merak
Si del nga fundgota një e fortë shuplakë
Për gjithë lotët që netëve unë derdha kot
Për gjithë dredhitë e botës që u mblodhën tok.
Ti eja e shiko ,rri e dëgjo
Nga fundi i gotës sime
Gjithë deti rënkon
Gjithë valët mbytën hallet
Gjithë qielli ulërimë
Në fundin bosh të botës
I kuq gjithë shpirti im!
Ej ,ti,kamerier
Të lutem thyema gotën mbushur me kaq vrer..
Të lutem m’a bëj këtë nder!
/www.qendrapress.com/