Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Ajete POVATA
Rreth oxhakut, bashkë pranë diellit…
Mblidheshim rreth oxhakut
Të gjithë bashkë
Bashkë pranë diellit
Pastaj
Pastaj heshtje
Heshtje dhe alarm buzëqeshje
Plot shpresë
Shumë paradokse…
Pranë oxhakut
Kënaqësi e madhe
Qeshnim me dredhitë fëmijnore
Kështu
Ashtu përpëliteshim n’errësirë
Ishim fëmijë
S’dinin ç’është pendimi
Kusia varur n’zixhirë
Plot gështenja
Patate në prush
Çarje e madhe kujtese
Shoqëri
Kujtese e rilindur
Kurrë të pandarë
Shumë flutura qelibarë…
Ne dhe oxhaku
Harronim në kohë
Ishte dritë hyjnore
Natë madhështore
Flakë e butë
Zemra të ngrohta
Pse t’mërziteshim
T’mërziteshim për punë të kota
S’dinim ne
S’dinim pse po kallet bota…
Sa e madhe
Sa e hollë
Sa e thellë e gjithë kjo ndjesi…
/www.QendraPress.com/